Vllaznia e basketbollit te meshkujve eshte mundur ne ndeshjen e fundit brenda ne Shkoder nga Tirana, ne nje ndeshje me shume emocione, por ne shtese ishin bardheblute ata qe fituan vetem fale nje koshi te shenuar ne sekondat e fundit te ndeshjes.
Por nderkohe trajneri i ekipit shkodran Eni Llazani ne deklaraten e tij pas ndeshjes ka “shperthyer” duke akuzuar arbitrat dhe jo vetem ato. Numri 1 i Vllaznise ka qene shume i ashper ne deklaratat e tij duke u shprehur se “po behen pazare mbas pazaresh”. Ja si eshte shprehur ai:
“Kemi shperdoru nje mundesi shume te madhe dhe duhet ta kishim mbyll kete ndeshje ne favorin tone, por une dua t’u lexoj vetem dy statistika. 37 personale jane dhane per ekipin tone, 19 per ekipin per ekipin kundershtar. Bejeni pak diferencen e sulmeve. 28 gjuajtje te lira kundershtari, 18 Vllaznia.
Vjen lojtari i Tiranes me shan me rob shtepie ketu para stolit tone dhe e degjon gjithe pallati, ndersa arbitri dhe komisari nuk e degjojne. Çfare i thuhet kesaj? Duam t’i themi “marshallah”, i themi. Urime Tiranes, ky eshte kampionati shqiptar. Na detyrojme t’i veme duart ne koke, por nuk kemi se çfare te bejme se ky eshte realiteti.
Me vjen keq qe sjellin njerez te cilet vendosin me i ba keto gjana, turp eshte, por sot do e hane turpin me buke dhe nuk kemi se çfare bejme se kjo eshte situata. Tirana na mundi dhe kjo na e veshtireson shume punen. Sezoni po na behet shume i veshtire sepse po behen pazare mbas pazaresh, nuk po luhet me basketboll.
Ne rrezikojme tashme, por ne do te bejme maksimumin. Ne situaten e krijuar sigurisht qe ne kemi gabimet tona, por e perseris qe gara nuk eshte e drejte. Megjithate ne do te vijojme te bejme me te miren, duke nisur nga ndeshja e kesaj jave ndaj Beselidhjes”.(www.shkodrasport.com)