Humbja e thellë dhe turpëruese e Shqipërisë në përballjen ndaj Skocisë me rezultatin 0-4, nuk harrohet kollaj. Jo vetëm për mbylljen e shëmtuar të një fushate të dështuar në edicionin e parë të kompeticionit të Ligës së Kombeve, por edhe për shkak të jehonës mediatike.
Një paraqitje e rëndomtë ajo e kuqezinjve, që u shoqërua me kontestime, vërshëllima dhe thirrje të tifozëve kundër trajnerit Christian Panucci. Dhe pikërisht me këtë të fundit protagonist kryesor, “NGOP TV” ka publikuar një debat të improvizuar komik mes teknikut Italian dhe një gazetari në konferencë për mediat. Një dublim fantastik, që vë theksin te shqetësimi i shqiptëtarëve për Shqipërinë dhe indiferentizmin e materialzimin e italianit.
Intervista komike e dubluar
Panucci: “Ti djali, po të jesh i zoti ti, merre skuadrën, t’i jap unë çelësat në dorë dhe ik fito. Fiton dot?”;
Gazetari: “Po unë s’jam trajner”;
Panucci: “Epo rri mbaj vëndin aty, mos na bëj gërr gërr”
Gazetari: “Ore zotëri, po përse humbët o vlla”
Panucci: “Pse? Pyet këta pse humbëm”
Gazetari: “Hëngrët 4 gola…”
Panucci: “Palaçot”
Gazetari: “S’të vjen turp”
Panucci: “S’loza gjë unë”
Gazetari: “Por ne vetëm humbje po pësojmë…”
Panucci: “Më vjen keq, hehehe unë prap e marr rrogën, të plotë, ok”