Basania mori nje fitore me mjaft vlere sot ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne fushen e saj ndaj Naftetarit. Goli i Taulant Nikshiqit ne pjesen e pare me 11-metersh i ka mjaftuar per te marre nje trepikesh me shume vlere, i cili njekohesisht i ka siguruar edhe matematikisht qendrimin ne kategori.

Nje fitore qe ka kthyer qetesine ne rradhet e kesaj skuadre e kjo shfaqet edhe ne fjalet e trajnerit Erjon Mani pas ndeshjen ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Ka qene nje fitore shume e veshtire sepse terreni i lojes ishte ne nje gjendje shume te renduar, megjithate e rendesishme eshte qe e fituam ndeshjen dhe tashme jemi me te qete. Djemte e kishin vleresuar ndeshjen duke pare rendesine qe kishte trepikeshi. Fitorja erdhi nga nje 11-metersh, megjithate ne tentuam te bejme diçka me shume per te shenuar edhe ndonje gol tjeter, por siç e thashe terreni nuk na lejoi te bejme lojen tone.

Si rrjedhoje nuk u be fjale per nje loje te bukur apo raste shenimi, thjesht ishte e rendesishme me pas ta administronim rezultatin dhe ia dolem me sukses deri ne fund duke marre edhe fitoren e cila ishte shume e rendesishme.

Objektivi i Basanias nuk ka qene thjesht qendrimi ne kategori, por siç kane ardhur rrethanat na u be objektiv dhe ia arritem qellimit. Ne gjithsesi do te tentojme te marrim pike edhe ne ndeshjet e rradhes, pse jo, ne menyre qe te tentojme te ngjitemi edhe me shume ne renditje”.

Te plote prononcimin e trajnerit te Basanias Erjon Mani mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: