Simulimi më absurd i të gjitha kohërave. Aktrimi ka ardhur nga Kili.

Aty ku protagonist ishte sulmuesi i Universidad de Concepcion, Jean Meneses, që deshi të japë një mbështetje me çdo kusht skuadrës së tij.

Madje edhe nëpërmjet një simulimi, vetëm për qëllimin e sigurimit të një goli.

Çmimin “Oscar” për interpretimin më të mirë nuk do të mund ta marrë me vete në shtëpi, por me siguri ka tërhequr vëmendjen e arbitrit që ra pre e asaj zhytje simuluese.

Penallti dhe fitore: 2-1 për Universidad kundër Colo Colo.