Ne Shkoder nje pjese e tifozeve mund te mos jene te kenaqur me kontributin qe po jep Bekim Balaj per Vllaznine sepse natyrisht qe presin shume me teper, por nderkohe legjenda e golit- Vioresin Sinani ka nje tjeter opinion.

Ne nje prononcim ne podcastin e “Shkodra Sport”, golashenuesi me i mire ne historine e kampionatit shqiptar do te shprehej: “Per mua i gjithe kampionati shqiptar duhet te jete falenderuar qe Bekimi luan ketu.

Per mua eshte nje superfutbollist dhe Vllaznia ka nje supersulmues ne rradhet e saj dhe nje superdjale. Flas ne kete menyre per te sepse e njoh mire dhe e di sa i perkushtuar eshte. Njekohesisht e di sesa me deshire e ka futbollin”- eshte shprehur autori i 208 golave ne kampionatin shqiptar.

Nje vleresim i tille nga nje legjende si Vioresin Sinani sigurisht qe duhet te jete nje nxitje me shume per sulmuesin aktual te Vllaznise, qe per koinçidence mban te njejtin numer qe ka mbajtur edhe ai, numrin 9./SHKODRA-SPORT.COM/