Zhoze Murinjo di të kthehet në protagonist edhe atëherë kur ndoshta nuk është shumë e nevojshme. Totenhemi i tij u ndal në një barazim 2-2 kundër skuadrës së fundit në renditje, aty ku Noruiç i mori një pikë duke i hapur jo pak probleme në rrugën drejt një vendi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kjo fitore duket se e tronditur jo pak trajnerin portugez i cili në përfundim të ndeshjes ka bërë edhe një sjellje të çuditshme.

Në momentin që po i drejtohej tunelit, një tifoz i ka ofruar telefonin e tij për të shkrepur një “selfie” me teknikun portugez dhe ky i fundit, nuk e ka të qartë se si mund të bënte foton.

Trajneri ka pyetur tifozin se çfarë duhet të prekë për të bërë “selfien” dhe vetëm pasi ky i fundit ia ka treguar, Murinjo e ka bërë foton duke u larguar më pas.

Pas barazimit ndaj Noruiç, kanë nisur edhe kritikat për portugezin sepse skuadra e tij e sheh tashmë veten në vendin e gjashtë me 2 pikë larg zonës Champions dhe dje humbi mundësinë e mirë të ngjitej. /VipSport/