Pavarësisht se ish-sulmuesi legjendar i Argjentinës ka deklaruar se ka hequr dorë nga lëndët narkotike edhe alkooli, sjelljet e tij vazhdojnë të jenë shumë të çuditshme.

Bëhet fjalë për Diego Armando Maradonën i cili këtë herë ka rënë në sy në një intervistë të bërë nga një gazetar i “ESPN” ku ish-lojtari i shumë ekipeve në Europë dhe jo vetëm, nuk ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja për 11 sekonda, përveçse mërmëritje.

Kjo nuk është hera e parë që Maradona sillet çuditshëm. Ai ka qenë protagonist edhe në disa raste kur drejtonte ekipin e tij, duke e zënë gjumi në pankinë ose duke përdorur celularin pa e pasur mendjen te ndeshja që ekipi i drejtuar nga vetë ai po zhvillonte.