U luajt sot në “Selman Stërmasi” ndeshja mes Veleçikut dhe Shkumbinit, e cila përfundoi me rezultatin 1-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për “Play-off”, teksa pas fitores, Veleçiku u ngjit në Kategorinë e Parë, ndërsa Shkumbini ra në të dytën.

Në fund të takimit, një nga lojtarët e Shkumbinit godet me grushta arbitrin e njohur të Superiores, Klajdi Kola.

Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë, për të mbajtur lojtarin. Klajdi Kola u kontestua në këtë ndeshje, pasi akordoi një penallti për Veleçikun. “newsport/