Beselidhja nuk ia doli pasditen e djeshme te triumfonte edhe ndaj Ilirise dhe si rrjedhoje pas barazimit 0-0 ndaj saj, tashme eshte barazuar ne pike me Valbonen, por gjithsesi vazhdon te ruaje vendin e pare ne renditje.
Per trajnerin Dritan Smajlaj, rezultati ndaj fushe- krujasve eshte i drejte sepse skuadra e tij nuk dha ate se çfare pritej. Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne prononcimin e tij dhene per mediat ne fund te kesaj perballje:
“Mendoj se rezultati është i drejtë për atë që dhanë skuadrat. Kuptohet që ne kërkonim fitoren, por duhet të pranojmë se kishim mjaft mungesa dhe isha i detyruar të vendosja lojtarë në pozicione ndryshe nga ato natyralet, duke bërë që niveli i lojës të mos jetë maksimal, aty ku unë e kërkoj skuadrën.
Megjithatë, skuadra dha gjithcka për të shkuar te fitorja. Normalisht që ndikon edhe terreni, por kjo është pjesë e futbollit dhe është njësoj për të dyja skuadrat. Iliria nuk do ta arrije kategorine e pare, sepse ne gare jemi ne dhe Valbona. Jam i bindur se mundesite i kemi, por duhet t’i fitojme shtate ndeshjet e mbetura duke i sfiduar te gjithe kundershtaret, por bashke me ta edhe arbitrat”.
Te plote prononcimin e trajnerit Dritan Smajlaj dhene pas ndeshjes se djeshme Beselidhja- Iliria (0-0) mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: