Njihen se bashku prej me teper se kater dekadash, kane qene shoke ne skuader por edhe kundershtare, por jashte fushes se blerte, miqesia e tyre ka ardhur gjithnje duke u rritur. Aq sa sot e kesaj dite, familjet Zmijani dhe Kushta jane shume te aferta me njera- tjetrin.
Dhe si rrjedhoje Sokoli nuk mund te mungonte ne ceremonine e 60 vjetorit te Hyses e per kete arsye, sebashku me bashkeshorten e tij kane udhetuar drejt Shkodres per te qene te pranishem aty.
Ish- sulmuesi i njohur ka dhene edhe nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” duke folur per figuren e mikut te tij te mire, per te cilin eshte shprehur:
“Kam më shumë se 40 vite që njihem me Hysen Zmijanin. Ai ka vlera tamam prej ‘shkodrani’. Për mua ky person duhet të vlerësohet shumë më shumë. Për mua personalisht, Hysen Zmijani bën pjesë ndër mbrojtësat më të mirë të Shqipërisë.
Për sa i përket ekipit të Vllaznisë, në qoftë se loja e tyre do të jetë e bukur, të garantoj se stadiumi këtu do të jetë plot. Që të kënaqin publikun, këta futbollistë duhet të bëjnë stërvitje dhe të japin më të mirën e tyre në fushë”./SHKODRA-SPORT.COM/