Sot është luajtur një ndeshje mjaft interesante në kampionatin e Maqedonisë së Veriut e vlefshme për javën e 21-të tëkampionatit. Një nga skuadrat kryesore të vendit fqinj, Shkëndija e Tetovës po luan në derbin e vendit kundër Vardarit. Ndeshja më e ndjerë e futbollit maqedonas, ku nuk luhet vetëm sportivisht.

Kuqezinjtë tetovarë kanë arritur të triumfojnë në shifrat 3-0 ndaj kundërshtarëve të përjetshëm. Protagonist kryesor në këtë ndeshje ka qenë Erald Çinari. Ka qenë një spektakël i shkodranit i cili ka vendosur gjithçka në 45 minutat e para. Fillimisht 27-vjeçari ka zhbllokuar shifrat në minutën e 34-të të ndeshjes, ku pas një aksioni të nisur nga vetë ai e finalizoi me gol.

Por nuk do ndalej me kaq mëngjërashi, pasi në minutën e 39-të do shënonte një supergol nga distanca. Pas një asistimi nga Shala, Çinari lëshon një silurë nga 18 metra, e cila përfundon në rrjetën e Vardarit. Për shifrat e vulosura në rezultatin 2-0 në pjesën e parë, ku duhet theksuar se më parë për tetovarët kishte humbur penallti edhe Totre.

Në pjesën e dytë ndërkohë ka patur edhe një gol të tretë, shënuar nga Bruno Dita, duke kompletuar në këtë mënyrë fitoren 3-0 të Shkëndijës së Tetovës.

Aktualisht këtë sezon Shkëndija po lufton fort për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Ku luftën do e ketë me dy ekipet e tjera shqiptare si: Struga dhe Shkupi. Me një kampionat që po dominohet prej vitesh nga skuadrat e shqiptarëve./www.shkodrasport.com