Uejn Runi ka arritur të kapë një formë fantastike në kampionatin amerikan, aty ku edhe po shënon rregullisht në takimet e fundit. Me 6 gola të shënuar në 5 ndeshjet e fundit, sulmuesi anglez është kthyer në protagonist te ekipi i DC United.

Në takimin e fundit ndaj Torontos, Runi ka shënuar një supergol në goditje dënimi, duke treguar se ende nuk i ka humbur aftësitë e tij sulmuese.

Ai ka arritur të shënojë një gol direkt nga goditja e dënimit, megjithëse distanca ishte shumë e largët. Mesa duket, golat nga distanca dhe asistet e veçantë, janë kthyer në një specialitet për sulmuesin anglez, i cili kaloi në MLS amerikane gjatë merkatos së verës, kur u largua nga Evertoni.

Edhe në kampionatin anglez, si me Evertonin ashtu edhe me Mançester Junajtid, Runi i kishte të zakonshëm golat e bukur.