Duket se shqipja është bërë një nga gjuhet kryesore te ekipi i Lacios. Në një video ku futbollistët po bëjnë ushtrime në palestër duket fare qartë se muzika që është në sfond është në gjuhen shqipe, madje një nga futbollistët edhe këndon.
Kujtojmë se te skuadra e kryeqytetit italian janë disa shqiptarë si Strakosha e Valon Berisha, por edhe në poste drejtuese, ku Igli Tare mban rolin e drejtorit spotiv.