Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi është në fazën përfundimtare të riaftësimit të gjendjes së tij.

Ai pritet të jetë shumë shpejt në fushën e blertë me skuadrën e Akhmat Groznit dhe këtë gjë e tregon më së miri edhe postimi i tij I fundit në rrjetin social “Instagram”. Ai ka vazhduar rehabilitimin e tij në pranë qendrës mjekësore të Juventustit, “J Medical”, ku shkojnë shpesh futbollistë të Shqipërisë.