Rocco Vata ka shënuar një supergol me Watford. Sulmuesi me origjinë nga Shkodra gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren që këto të fundit po barazojnë 2-2 përballë Hibernian, teksa luhen minutat e fundit
Ishte minuta e 35-te, kur Vata i dha avantazhin për 1-2 skuadrës angleze. Kujtojmë se 19-vjeçari deri tani ka dhënë sinjale se do të përfaqësojnë Irlandën, aty ku dhe po luan për moshat.
Pasi Celtic shiti kartonin e tij, sulmuesin shqiptar do e shohim në Championship sezonin e ardhshëm. Dhe Vata duket më gati se kurrë. Paraqitja e sotme dhe goli i shenuar ne miqesore eshte nje tregues se ai mund te shnderrohet ne nje element shume te rendesishem per Watford ne sezonin e ri.