Momente frike dhe ankthi për sulmuesin e Brazilit dhe të Shakhtar Donjetsk, Taizon. Orët e fundit, nëna e tij ishte viktimë e një rrëmbimi në Brazil, përpara shtëpisë së saj në Pelotas, në shtetin e Rio Grande do Sul.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat dhe kjo video po bën xhiron e botës. Në të shfaqet zonja Rosangela Barcellos Freda, e cila rrëmbehet nga katër persona të maskuar, që zbresin nga një makinë.

Pavarësisht se në atë moment kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e tjerë, nëna e Taisonit është marrë nga keqbërësit mes terrorit.

Për fat të mirë, siç bën me dije shtypi brazilian, gjithçka është zgjidhur në mënyrën më të mirë falë ndërhyrjes së policisë, që e ka liruar nënën e futbollistit të kombëtares nga rrëmbyesit dhe këta të fundit i ka arrestuar. / Vipsport/