Gjermania luan sonte prej orës 20:45 një miqësore kundër Rusisë, ndërkohë që një ditë më parë futbollistët e kombëtares kanë surprizuar një grup fëmijësh që po stërviteshin në kampin e tyre stërvitor.
Atmosferë pozitive për të vegjlit, të cilit kishin mundësinë të takonin idhujt e tyre. Gjithashtu edhe për lojtarët e Gjermanisë ishte një moment për t’u çliruar në aspektin psikologjik dhe për të kaluar disa momente ndryshe. Kjo dallohej qartë edhe në mimikën e tyre./sport-ekspres/