Sylvinho e nisi prononcimin pas ndeshjes me falenderim për tifozët kuqezinj, të cilët e fituan “ndeshjen” e tyre në tribunat e stadiumit të Dortmundit. Megjithatë, ajo që vlen ishte verdikti i fushës së blertë, ku Italia fitoi me përmbysje, 2-1.

Për trajnerin tonë brazilian, paraqitja ishte e mirë, duke ditur se kë kishim përballë: “Jam i zhgënjyer për rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen. Nuk i bëmë mirë 20 minutat e para, sepse ishin shumë të vështira për ne. Mos harroni se luajtëm ndaj Italisë, kampione e Europës në fuqi.

Dua të falënderoj tifozët tanë për atmosferën fantastike që krijuan, deri në fund ishim në lojë për të marrë barazimin. Nuk duhet ta harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, që është i dyti në histori. Punojmë 12 orë në ditë për të gjithë Shqipërinë dhe vijmë këtu për t’i fituar ndeshjet”.

Te plote prononcimin e trajnerit te kombetares tone Sylvinho dhene pas ndeshjes se mbremshme ndaj Italise, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes Shkodra Sport ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: