Armando Broja duket se ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me ekipin e Chelsea-t. Në një video të publikuar nga klubi londinez në “Twitter”, Broja shihet duke tundur rrjetën në seancën stërvitore me pjesën tjetër të ekipin.

Chelsea do të sfidojë ekipin e Manchester City-t të dielën e 12 nentorit në orën 17:30 dhe sulmuesi shqiptar pritet të jetë i gatshëm për Pochettinon.

Kujtojmë që Sylvinho e la Brojën jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjet që Kombëtarja kuqezi do të luajë përballë Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”.

Si fillim arsyeja e mungesës së Brojës në listën e të grumbulluarve u mendua të ishte dëmtimi, por sulmuesi duket se është i gatshëm për “Blutë e Londrës” duke u stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit./newsport/

https://twitter.com/ChelseaFC/status/1722646534167179668?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1722646534167179668%7Ctwgr%5Ea9204feabea25aa14633810379db2dc3ec2464ae%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fnewsport.al%2Fvideo-sylvinho-nuk-e-grumbulloi-chelsea-publikon-armando-brojen-duke-shenuar-gola-ne-stervitje%2F