E ka nisur karrieren tek Akademia Vllaznia dhe me pas ka provuar te luaje edhe me ekipe si Veleçiku, Ada e Burreli nderkohe qe per disa vite me rradhe ka luajtur ne ligat e uleta ne Gjermani. E kemi fjalen per mbrojtesin me shume pervoje, Taulant Nikshiqi.
Kete sezon vendosi t’i bashkohej ekipit te Basanias ku dha edhe kontributin e tij shume te madh ne arritjen e objektivit, ngjitjen ne kategorine e dyte. E beri kete gje edhe ne ndeshjen e djeshme, te fundit te kampionatit, ate ndaj Arnises kur mori persiper gjuajtjen nga pika e 11-metershit dhe ai e realizoi duke barazuar rezultatin, per t’i hapur me pas rrugen fitores.
Pas ndeshjes sakaq, ka dhene edhe nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka folur me superlativa per kete sukses. Sipas tij, nuk ka rendesi ne cilen kategori luan sepse emocionet kudo jane te medha kur arrihet nje sukses.
‘Janë emocione të papërshkrueshme. Arritëm të ngjisim një kategori më lart një ekip me një president dhe një staf të mrekullueshëm. Këtë sukses ja dedikoj tifozave, presidentit, trajnerit dhe familjes sime. Ishte një presion i madh, por e arritme me sukses. Pavarësisht nivelit të lojës, kur fiton në futboll është gjëja më e bukur’.
Nuk ka rendesi ne cilin kampionat dhe ne cilen kategori luan, suksesi vlen gjithmone dhe te dhuron shume gezim. Tashme duhet te shohim perpara dhe te sjellim edhe kupen e ekipit kampion ne Bushat”- eshte shprehur Nikshiqi./www.shkodrasport.com/