Kampionati 5×5 që ka nisur para dy javësh në mbarë vendin, por edhe në Shkodër nën kujdesin e FSHF dhe zyrës rajonale të saj në qytetin tonë, po hy në një fazë shumë interesante.

Organizatorët e këtij kampionati, ku në Shkodër një prej të cilëve po kujdeset më shumë për këtë kompeticion është Klazer Shkëmbi, shprehen shumë të kënaqur me çfarë është paraqitur deri më tani.

E java e tretë e këtij kampionati do ketë përballë dy skuadrat ndoshta më të forta në letër. Air Albania dhe FC Panthers do përballen në orën 19:00 të shtunën në kompleksin sportiv “Lici”. Një ndeshje që pritet të ngjallë interesin e shumë tifozëve për shkak të emrave të njohur që do jenë pjesë e dy skuadrave.

Kështu ekipi i Air Albania që ka 2 fitore në 2 ndeshjet e para ka në përbërje ish-kapitenin e Vllaznisë, Gilman Lika. Por edhe emra si: Haris Lika, Mehja, Borshi etj. E po ashtu tek FC Panthers ka një emër të njohur të futbollit shkodran dhe ish-futbollist i kombëtares sonë Admir Teli. E gjithashtu ish-futbollistë si Axhani apo Osmanaga.

Përballja pritet me shumë emocione nga të krahet ku janë miq të mirë gjithë pjesëtarët e dy ekipeve. Një përballje Lika vs Teli që ngjall kujtimet e Vllaznisë apo kombëtares shqiptare dhe që pritet të japë edhe njëherë spektakël tashmë në kampionatin 5×5.
Endri ÇINARI