Ekipi i Vllaznise ditet e fundit ka marre nje lajm te mire: Bashkimin pas shume kohesh ne stervitje me ekipin te futbollistit te saj Liridon Latifi. Sulmuesi anesor nga Prishtina duket se po i le njehere e mire prapa problemet qe ka patur me demtimin e tij dhe po rikape formen e tij me te mire.
Vete trajneri Josa ne konferencen e sotme per shtyp beri te ditur se Latifi nuk po ndjen me shqetesime dhe nuk perjashtohet mundesia qe ai pas disa muajsh mungese te jete te pakten ne pankine ne takimin e neserm ndaj Kukesit.
Nderkohe per vete lojtarin dita e sotme ka qene e veçante sepse ai ka ditelindjen. Latifi feston 29 vjetorin e lindjes dhe kete moment e ka ndare bashke me shoket e ekipit dhe stafin teknik e mjekesor te ekipit.
Por nga ana tjeter, kjo ditelindje e tij nuk ka kaluar veprimin e zakonshem tek ekipi i Vllaznise: Ate te berjes se tunelit dhe goditjes me shpulla te lojtarit qe ka ditelindjen dhe keshtu ka ndodhur edhe sot me Latifin.
Nje veprim qe eshte shoqeruar edhe me humorin e duhur, perpos shpullave ne koken e tij. E rendesishme mbi te gjitha eshte qe sulmuesi me ne fund po rikthehet dhe te gjithe shpresojne qe ai t’i jape ndihmen e duhur skuadres ne pjesen me vendimtare te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/