Drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani është shfaqur i revoltuar, pas triumfit 3-0 që skuadra shkodrane arriti në shtëpi ndaj Dinamos.

Në një prononcim të dhënë për mediat, u shpreh se skuadra është brenda objektivit, duke i mëshuar faktit që puna e tij tregon gjithçka. Korçari kërkon që në qoftë se ka pakënaqësira në ambientin sportiv shkodran të bazohen në faktet dhe jo të flasin pa fakte.  

“Kemi arritur një nga objektivat qe te jemi ne “Final-Four”. Puna ime tregon gjithçka. Në momentin që nuk bëj mirë di ta marr çantën. 

Ekipi sot është brenda objektivit, me thoni çfarë duhet te beje tjetër një drejtor sportiv për të ndërtuar një skuadër? Nëse keni diçka më godisni me fakte, jo pa fakte”, u shpreh ndër të tjera Osmani.