Burreli triumfoi në përballjen e sotme ndaj Besëlidhjes me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë, ku nuk munguan kontestimet.

Danaj shënoi golin e fitores për skuadrën matjane, teksa skuadra mike pretendoi për një penallti flagrante të padhënë nga gjyqtari me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja.

Në fragmentin e parë të lojës, portieri i skuadrës mike, nis një top të gjatë për sulmuesin Milanoviç, teksa ky i fundit pengohet nga mbrojtësi i Burrelit brenda zonës, por për gjyqtarin Xhaja, faulli ka qenë jashtë zone, dhe nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

Ky moment ka tërbuar stafin e skuadrës së Besëlidhjes, me në krye trajnerin Sinan Bardhi. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: