Terbuni ka marre nje fitore te thelle ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj ekipit te Gramshit te luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes. Djemte e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi kane triumfuar me rezultatin e thelle 5-0.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 11-te kur ka qene mbrojtesi Arsid Temja i cili e ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare. Dhjete minuta me vone do te dyfishonte shifrat mbrojtesi tjeter Gjergj Nika, ndersa nje minute me vone do te kishte vend edhe per nje autogol te futbollistit Shehi te Gramshit.
Nderkohe ne minuten e 40-te te ndeshjes do te ishte kapiteni Jurgen Gjini ai qe do te shenonte edhe golin e katert dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me shifrat e thella 4-0 ne favor te ekipit te Terbunit.
Ne pjesen e dyte sakaq do te kishte vend edhe per nje gol te peste te shenuar nga Marindis Zere dhe ketu do te mbyllej gjithçka me rezultatin e thelle 5-0 ne favor te pukjaneve.
Me fitoren e sotme, Terbuni ngjitet ne kuoten e 34 pikeve dhe ka forcuar pozitat ne vendin e katert dhe ka siguruar edhe matematikisht play- off-in ku padyshim qe do te tentoje deri ne fund per ngjitjen ne kategorine e pare, qe eshte edhe objektivi i cili kane vene drejtuesit e klubit qe ne fillimin e sezonit.(www.shkodrasport.com)
Me poshte keni edhe golat e ndeshjes se sotme: