“Marca” shkruan për interesimin e madh të tifozëve të Realit, të cilët ishin rreth 8 mijë në seancën e fundit stërvitore të vitit 2018. Ishte një dëshirë e tifozëve për t’i shprehur mbështetjen skuadrës.
“Fitoni Championsin e 14-të!” – ishte thirrja e tifozëve madrilenë, të cilët janë mësuar me trofe “të rëndë”. Reali është shumë larg titullit në Spanjë dhe kështu e gjithë vëmendja kalon te trofeu më i rëndësishëm europian.
Në stërvitje ndërkohë ka ndodhur edhe një incident i vogël. I zakonshmi Serxhio Ramos i ka futur një shkelm mesfushorit të ri Dani Sebajos. Një veprim i paqëllimshëm, por duket se është forca e zakonit për kapitenin e Realit. Në fund gjithçka është mbyllur me të qeshura mes lojtarëve. / Vipsport /