Thomas Brdariç e ka ndjekur ndeshjen e sotme ndaj Laçit nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi” ngaqe ka qene i pezulluar per arsye kartonash, megjithate ne fund eshte pare i gezuar ngaqe skuadra e tij e arriti objektivin per te qene ne mes dy skuadrave te para te renditjes.
Pas ndeshjes, ai ka dhene nje prononcim te shkurter ne lidhje me shortin e gjysmefinaleve, preferencen e tij apo dhe disa detaje te tjera qe kane te bejne me ecurine e Vllaznise.
“Per mua nuk ka rendesi se kush do te jete perballe nesh ne gjysmefinale, Dinamo apo Partizani. Nuk ka rendesi se ndaj cilit ekip do te luajme. Kemi shume respekt per te gjithe kundershtarit, por ne duhet ta marrim ne menyre sa me profesionale dhe te luftojme vetem per finalen”- eshte shprehur tekniku gjermano- kroat.
Te plote prononcimin e trajnerit Thomas Brdariç mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: