Trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç vazhdon te marre çdo dite e me shume vemendjen e mediave gjermane qe ne fakt e kishin “harruar” qe pas lenies se karrieres se tij te shkelqyer ne Bundeslige apo dhe me kombetaren gjermane.
Ecuria e tij ne krye te Vllaznise ka bere qe media te ndryshme te Gjermanise t’i kushtojne shkrime, intervista apo dhe profile.
E rradhes eshte nje interviste- profil e kanalit te njohur ne youtube “Manu Thiele”. Ata kane qene ne Shkoder per ta intervistuar Thomas, per te pare kushtet e punes, menyren si i ka bere per vete te gjithe ne kete qytet.
Brdariç ka folur per shume gjera, e ne fund e ka bere te qarte se qellimi i tij eshte qe heret a vone, te futet ne Bundeslige si trajner. Per me shume ndiqni intervisten e dhene prej tij ne linkun e meposhtem: