Lionel Mesi fitoi mbrëmjen e djeshme Topin e Artë numër 8 në karrierë. Interesant është fakti se për çdo arritje të yllit argjentinas, nuk mungojnë ngacmimet ndaj Kristiano Ronaldo, që është dhe rivali historik i “Pleshtit”.
CR7 ra pre e provokimeve të tifozëve në ndeshjen e fundit të Al Nassr në Kupë përballë e El Etiffaq, teksa tifozeria kundërshtare nisi të thërriste në kor emrin e Mesit.
Ky fakt tërboi portugezin, nuk hezitoi të reagonte dhe i bëri me shenjë tifozëve të heshtnin. Ky koment nuk i ka shpëtuar kamerave, teksa është bërë viral në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni pamjet:
https://twitter.com/psg_chief/status/1719399733465088418?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719399733465088418%7Ctwgr%5E80758af24f11de7f6f747d28239ae4b2803ebb83%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-tifozet-brohorasin-ne-kor-emrin-e-mesit-terbohet-kristiano-ronaldo-reagimi-i-yllit-portugez-ben-xhiron-e-rrjetit%2F