Çelsi ka barazuar dje në mënyrë dramatike ndeshjen ndaj Mançester Sitit me në penallti të fituar në minutat shtesë nga Broja dhe të transformuar me saktësi nga Palmer, për të vulosur barazimin 4-4.

Një gol që padyshim dëshpëroi të gjithë pjesëtarët e kampionëve në fuqi të Anglisë, e normalisht kështu duhej të ishte edhe për lojtarët e skuadrës së Guardiolës. Por me sa duket, jo për të gjithë.

Një pamje e filmuar nga tribunat, tregon një gjest të çuditshëm të Mateo Kovaciç pas golit të Palmer. Ai duket sikur bën një gjest feste pasi topi shkon në rrjetë teksa kthehet drejt mesfushës.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, me tifozët e Mançester Sitit që e kanë komentuar me habi këtë sjellje të mesfushorit i cili me sa duket është ende me zemrën te klubi londinez, nga i cili u largua gjatë kësaj vere për t’iu bashkuar “qytetarëve”.

https://twitter.com/TenHagEra/status/1724004908007895534?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1724004908007895534%7Ctwgr%5E76868f8cff5aa21c2791b1955c3e4cab92a640c2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-tifozet-e-mancester-sitit-nuk-u-besojne-syve-futbollisti-i-tyre-festoi-barazimin-e-celsit%2F