Skënderbeu ka regjistruar në javën e 36 të Superiores një fitore të thellë me shifrat 5-1 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” për të siguruar praninë në “Final 4” për titullin kampon. Një fitore e pritshme duke pasur parasysh se shkodranët kishin hedhur në fushë ekipin e të rinjve në këtë duel.

Por edhe tifozët shkodranë dukeshin të lumtur me kualifikimin e Skënderbeut, teksa e shfaqën qartësisht në fund të ndeshjes, edhe pse panë ekipin e tyre të mundej me rezultat të thellë.

Pas vërshëllimës përfundimtare, ata duartrokitën fituesin, që siguroi “Final Four” dhe më pas bënë të njëjtën gjë kur Ivan Gvozdenoviç i falënderoi me një duartrokitje tifozët vendas.