Sikur te mos i mjaftonin problemet ne mbrojtje e mesfushe, tashme te Vllaznia do te kete mungesa edhe ne repartin e sulmit. Njeri nga lojtaret me te rendesishem te saj, pikerisht Esat Mala me shume mundesi nuk do te jete ne fushe per ndeshjen e se henes ndaj Partizanit.

Numri 20 i kuqebluve prej disa kohesh ka ndjere shqetesime ne muskujt rreze kofsheve, megjithate ka luajtur duke sakrifikuar. Por pas ndeshjes me Erzenin, dhimbjet i jane shtuar dhe si rrjedhoje ai nuk ka mundur dot te stervitje.

E njejta gje edhe ne seancen e sotme ku Mala ka munguar dhe per kete arsye, trajneri Osmani eshte duke i bere planet pa kete lojtar. Natyrisht qe ky eshte nje problem shume i madh per ekipin e Vllaznise duke ditur rolin dhe rendesine qe ka ky futbollist me lojen e tij.

Tashme mbetet per t’u pare se si do te zevendesohet Mala, nderkohe qe jane edhe disa mungesa te tjera te rendesishme ne skuader. Sfida me Partizanin konsiderohet shume e veshtire, por edhe e rendesishme njekohesisht, megjithate pavaresisht mungesave kuqeblute do te tentojne te mos dalin pa pike./SHKODRA-SPORT.COM/

VO: Fotoja ilustruese e shkrimit nga Fatlum Kurtaj