Ecuria e mire e Vllaznise ne keto tre muajt e fundit ka bere qe per te tashme te flasin te gjithe me superlativa sepse skuadra shkodrane ka krijuar profilin e nje skuadre qe vertete pretendon fitoren e titullit kampion. Gazetari i njohur sportiv Tonin Frroku flet eshte i mendimit se ne Shkoder “ka filluar te fryje nje ere me arome titulli”. Nje gje te tille ai e ka bere te ditur ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.

“Kjo eshte nje Vllazni qe duket se e ka marshin e duhur per te kerkuar ate çfare i mungon prej shume vitesh tifozerise shkodrane dhe nje qyteti si Shkodra. Pra duket se pas pak vitesh, Vllaznine e shoh shume prane titullit kampion. Kjo edhe ngaqe trajneri i ardhur kohet e fundit, shqiptaro-maqedonasi Qatip Osmani ka ditur mjaft mire te ruaje ekuilibrat brenda skuadres.

Kjo skuader nga njera ndeshje ne tjetren, po sjell ate çfare na ka munguar, aromen e titullit kampion. Shpirtnisht i uroj Vllaznise ate qe na ka munguar prej shume vitesh. Eshte shume prane dhe do te doja qe ne Shkoder, ne ate kryeqender te Veriut te festohet kete vit titulli kampion, sepse Vllaznia e meriton perpara gjithe ekipeve te tjera.

Eshte nje Vllaznia e cila ka treguar se nga java ne jave ka nje rritje qe ne gjykimin tim ka ardhur prej qetesise qe ka gjetur skuadra. Ajo funksionon. Vllaznia ka ndryshuar krejtesisht edhe per nga menyra si e interpreton lojen dhe duket se Balaj eshte pika referuese e skuadres, por ne mesfushe shoh nje Krym qe arrin te ruaje mjaft mire te dy fazet e lojes, e ndaj them se Vllaznia tashme di se çfare kerkon.Faza finale ka per te qene krejt ndryshe, por une mendoj se edhe aty Vllaznia ka per t’ia dale”- eshte shprehur gazetari i njohur Tonin Frroku./www.shkodrasport.com/