Vllaznia e basketbollit te meshkujve i ka surprizuar te gjithe diten e djeshme kur arriti te fitonte me rezultatin 82-65 ndaj Teutes ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Nje loje e shkelqyer e te gjithe djemve qe ka kenaqur pa mase trajnerin Bekteshi qe tashme duhet pranuar se beson me shume tek ekipi qe ai drejton.
“E kisha paralajmeruar qe do te ishte nje ndeshje shume e veshtire kjo ndaj nje Teute me 4 lojtare te huaj, por di te them se jam shume krenar per paraqitjen e shkelqyer qe bene sportistet e mi ne kete ndeshje. Ata u treguan te gjitheve se nese luajme keshtu te bashkuar, besoj se çdo kundershtar do ta kete te veshtire.
Dy gjerat kryesore qe me pelqyen ne kete ndeshje ishin mbrojtja ku treguam se mund te mbrojme fort dhe arma me e forte qe treguam ishim gjuajtjet per tre pike. Rakaj, Memçaj, Shabani, Gjeçaj etj ku sidomos ne pjesen e dyte bene diferencen ne kete drejtim.
Kenaqesia ime si trajner po ashtu eshte tek aktivizimi i lojtareve te rinj duke u munduar t’ua bejme te qarte edhe atyre se çfare do te thote kenaqesi e fitores, per t’ua bere te qarte se jemi nje ekip qe mundena me luftu dhe me u tregu te gjitheve se kush eshte Vllaznia
Me ndihmen e Zotit, me ndihmen e te gjitheve, ajo duhet te shkoje aty ku e ka vendin dhe jo te degjeneroje si vjet apo siç menduam para se te fillonte kampionati”- ka thene nder te tjera trajneri Bekteshi.
Te plote prononcimin e numrit 1 te Vllaznise pas ndeshjes me Teuten, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: