Vllaznia U21 me ne fund gjen fitoren e pare. Lojerat e mira nuk i kane munguar, megjithate ne 5 ndeshjet e para kishte arritur 4 barazime dhe 1 humbje. Trajneri Ergi Borshi ka folur sot per mediat pas fitores 3-1 ndaj Korabit duke u ndalur fillimisht tek barazimi i javes se kaluar ndaj Bylisit.
Kjo sepse ka dashur te falenderoje lojtaret e tij per paraqitjen shume te mire ndaj skuadres me te kompletuar te kampionatit. Me pas, ka folur edhe per suksesin e sotem ndaj ekipit dibran.
“Si fillim dua të falenderoj djemtë për ndeshjen ndaj Bylisit, pasi luajtën ndaj një ekipi që sot është udhëheqës i Kategorisë së Parë. Ndaj Korabit e kishim përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, besoj kjo u pa edhe në fushën e lojës.
E dominuam lojën totalisht, pavarësisht një goli të pësuar aksidentalisht. Djemtë po bëjnë një punë të shkëlqyer. Jemi një grup që po lidhemi më njëri-tjetrin dhe dita-ditës do të forcohemi edhe më shumë.
Normalisht që pretendimi kryesor është titulli kampion, pavarësisht luhatjeve që patëm. Gjithsesi, kjo varet nga ne. Ekipi U21 është një ekip i dytë i ekipit të parë, kështu që jemi të varur nga ai ekip”- eshte shprehur nder te tjera Borshi.
Te plote prononcimin e trajnerit te ekipit Vllaznia U21 mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: