I pakenaqur nga rezultati i ndeshjes se sotme ndaj Kukesit, trajneri i Vllaznia U21 Ergi Borshi eshte i mendimit se skuadra e tij ka ende shume per te permiresuar shume gjera per ndeshjet e ardhshme.

Duke folur per “Shkodra Sport” pas barazimit 1-1 ne takimin e sotem, ai eshte shprehur: “Mendoj se me perjashtim te lojes ne 30 metrat e fundit ku çaluam duke mos konkretizuar ashtu si duhet, ne gjithe te tjerat skuadra funksionoi dhe kontrolluam gjithçka.

Kuptohet qe nuk me vjen mire qe nuk e fituam kete ndeshje, por duhet te vazhdojme te punojme fort dhe te penalizohemi. Ndeshja e ekipit U19 te premten dhe demtimet e lojtareve te ekipit te pare, na kane penalizuar jo pak per takimin e sotem.

Dy ndeshje, dy barazime? Nuk mendoj se ka te beje rivaliteti i kampionatit ne keto rezultate. Thjesht ne nuk jemi aty ku duhet dhe per kete arsye duhet te vazhdojme te punojme fort ne te ardhmen:.

Te plote prononcimin e plote te trajnerit te Vllaznia U21 Ergi Borshi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: