Vllaznia e ka fituar me rezultatin 1-0 ndeshjen e dyte miqesore ne pergatitoren para startit te ndeshjeve europiane. Mbremjen e sotme ajo ka triumfuar ndaj skuadres nenkampione te Bosnje- Hercegovines ne sezonin e fundit, Zrinjski Mostar ku fatin e kesaj miqesoreje e vendosi nje gol i shenuar nga kapiteni Bekim Balaj qe ne minuten e 2-te.

Ndeshja ka qene pergjitesisht e mire dhe stafi teknik i ekipit shkodran u ka dhene mundesine thuajse te gjithe futbollisteve per te luajtur disa minuta ne kete miqesore. Nderkohe trajneri Thomas Brdariç ne nje prononcim per faqen zyrtare te klubit pas ndeshjes eshte shprehur:

“Ndeshja e sotme ishte e nevojshme, pasi na nevojiten minuta, sidomos ndaj kundërshtarëve të vështirë. Jemi në mes të përgatitjeve. Po perpiqemi të gjejmë 11-shen startuese të duhur për ndeshjen e parë ndaj Valur. Kemi një konkurrencë të mirë në ekip.

Djemtë po bëjnë përgatitje të mirë. Do të vazhdojmë me vendosmëri. Rezultati i ndeshjes së sotme nuk është i rëndësishëm. E rëndësishme është t’i mbajmë lojtarët në formën e duhur dhe të gjejmë strategjitë e duhura për të kaluar në turin tjetër”./www.shkodrasport.com/