Pas nje ndeshje te dobet ndaj Basanit, ku te gjithe iu gezuan barazimit te marre, tek Veleçiku ka patur nje situate krejt ndryshe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Beselidhjes pretendente dhe ndaj saj u arrit i njejti rezultat, barazim 0-0. Nje rezultat i cili i ka gezuar te gjithe ne Koplik, por nga ana tjeter ka zhgenjyer lezhjanet.
Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, trajneri Besnik Duli e ka pranuar se kundershtari kishte me shume raste, por Veleçiku fale grintes dhe karakterit te treguar nga futbollistet e tij ne fushen e lojes.
“Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dy ekipet. Dhamë maksimumin duke luajtur me kundërsulme, duke e ditur edhe organikën tonë. Do të theksoj se skuadra ishte kompakte, shumë hermetike në mbrojtje, mjaft e organizuar në mesfushë, por kemi probleme me forcën goditëse para portës, pasi shpeshherë lojtarët zbehen. Dua të theksoj se gjendja e skuadrës ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje.
Beselidhja ne fakt ishte superiore karshi nesh sa i takon gjuajtjeve ne porte me lojtaret te cilet i ka me shume eksperience, megjithate edhe ne patem nje rast shume te paster me ane te Shekajt.
Skuadra lezhjane nuk e kishte ate stofin qe duhet te kete nje pretendente. Them keshtu sepse skuadrat qe pretendente nuk duhet ta llogarise nje kundershtar si Veleçiku me nje organike prej vetem 12-13 lojtaresh, per ta mundur ne fushen e lojes”- eshte shprehur trajneri koplikas Besnik Duli./www.shkodrasport.com/