Me mungesa te rendesishme ne formacion, por edhe ne disavantazh, Veleçiku ia ka dale te permbyse rezultatin ndaj Sopotit pretendent dhe ta fitoje 3-2 ndeshjen e luajtur pasditen e se dieles ne Koplik. Nje fitore me shume vlere qe e ka ngjitur skuadren e drejtuar nga trajneri Duli ne vendin e peste te renditjes.
Nderkohe duke folur pas ndeshjes per gazetarin Bashkim Ramekaj, numri 1 i pankines se Veleçikut falenderon per kete sukses futbollistet e tij per sakrificen e treguar ne fushen e lojes duke bere qe nga kjo ndeshje te dain
‘Normalisht qe ishte nje fitore shume e rendesishme ndaj nje ekip qe kryesonte renditjen siç ishte Sopoti. Ne kishim dy jave qe po e pergatisnim kete takim si nga ana taktike ashtu edhe fizike per ta perballuar kete kundershtar, i cili ka kualitete ne rradhet e tij.
Me duhet ta pranoj se ne shumicen e ndeshjes, kundershtari ishte me i qarte ne fushen e lojes dhe me i sakte ne veprimet sulmuese. Veleçiku ndoshta e kishte vleresuar me shume sesa duhet kete takim dhe futbollistet ishin te ngarkuar nga ana psikologjike. Pas perfundimit te pjeses se pare biseduam me djemte dhe u dhame disa detyra me specifike.
Dhe pavaresisht se u goditem me golin e dyte te librazhdasve, ne iu kunderpergjigjem denjesisht dhe skuadra reagoi ne unison duke luajtur ne menyre te shkelqyer ne te dy fazat e lojes, si ne ate sulmuese edhe ne ate mbrojtese.
Gjithe skuadra tregoi shpirt luftarak dhe grinte per te arritur suksesin dhe ia doli. Ky eshte nje vetemohim i ketij grupi lojtaresh qe kam ne dispozicion dhe i pergezoj sepse ata meritojne levdatat me te medha per kete fitore”- eshte shprehur trajneri i Veleçikut Besnik Duli./www.shkodrasport.com/