Me 6 pike ne dy ndeshjet e para te kampionatit, Veleçiku duket se eshte ne rregull sa i takon objektivave qe i ka vene vetes. Pasditen e djeshme koplikasit kane mundur ne fushen e tyre ekipin e Adriatikut me rezultatin 1-0, ku vendimtar ka rezultuar goli i Elvis Rustemajt.

Trajneri Besnik Duli pas perfundimit te ketij 90 minutesh eshte shprehur i kenaqur me lojen e zhvilluar nga ekipi i tij dhe njekohesisht ka falenderuar futbollistet e tij per lojen e zhvilluar ne kete perballje.

“Faktikisht sot Loja ishte me dy tabllo, pjesa e parë me ngarkesë psikologjike por fundi i pjesës së parë foli për ne. Dua të theksoj se skuadra i zbatoi detyrat e dhëna si në anën taktike dhe në atë fizike. Sidomos pjesa e dytë tregoi vlera, jo se fituam 1-0, gjë që mund të kishim fituar edhe më thellë, por futbolli është lojë e shfrytëzimit të rasteve.

Kush gabon më pak fiton lojën, dhe ne faktikisht ishim skuadra që dominuam lojën në pjesën e dytë. Falenderoj djemtë për grintën dhe shpirtin luftarak që dhanë në fushë për 90 minuta.

Gjithashtu theksoj se mua më mungojnë lojtarët e stolit dhe zëvëndësimet i kam me pikatore. Djemtë marrin ngarkesë të madhe në stërvitje dhe i përgëzoj për këtë fitore që kanë arritur duke ditur që luanim para një kundërshtari që ka cilësi”- eshte shprehur trajneri i Veleçikut Besnik Duli./www.shkodrasport.com/