Veleçiku po behet gati te nise fazen e dyte te kampionatit, ne te cilen nuk do te kete pretendime serioze per ngjitjen nje kategori me lart sepse ekipi nuk eshte ndertuar per kete qellim. Duket se duhet te kalojne vite qe te perseritet suksesi i disa viteve me pare, kur koplikasit ishin protagoniste edhe ne te paren.
Nje gje e tille pranohet edhe nga vete trajneri Besnik Duli i cili ka qene ne fakt protagonist ne te tre sukseset e meparshme te Veleçikut. Per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me kete teme, ai do te shprehej:
“Gjithekush ka deshire te arrije majat me nje ekip, por ato vite qe jane realizuar ato objektiva, konkretisht me 2002, 2013 dhe 2017, besoj se eshte e veshtire te arrihen me.
Por nese realizohet ndertimi i stadiumit per te cilin ka kohe qe flitet, kjo edhe mund te behet realitet qe Veleçiku te perserise serish sukseset e atyre viteve sepse infrastruktura eshte shume e rendesishme per nje gje te tille.
Kjo do te ndodhe edhe nese ekipet e Shkodres e furnizojne siç duhet me lojtare cilesore Malesine e Madhe sepse edhe sukseset e meparshshme te Veleçikut kane ardhur pikerisht prej ketij gershetimi te lojtareve te Malesise me ato te Shkodres”- eshte shprehur trajneri Duli./SHKODRA-SPORT.COM/