Sezonin e kaluar ka drejtuar ekipin e Basanias me te cilen arriti nje sukses historik per te, ngjitjen nga kategoria e trete ne te dyten pas shpalljes kampion. Nderkohe prej disa muajsh ka qene pa ekip, megjithate pasioni i tij per futbollin eshte i madh dhe se fundi eshte rikthyer serish ne fushen e blerte.

Kete here duke drejtuar disa ekipe femijesh te grupmoshave te vogla. E ka nisur punen prej 10 ditesh me femije 6, 7 dhe 8 vjeç dhe si rrjedhoje e gjen çdo pasdite ne Kalçeto “Bushati”. Fatjoni duket se e ka marre me shume deshire kete pune dhe po u meson ketyre femijeve te vegjel ABC-ne e futbollit.

Por ashtu siç thote dhe vete, me e rendesishmja mbi te gjitha eshte qe gradualisht ketyre femijeve t’u shtohet deshira per t’u marre me futboll dhe per t’iu larguar qendrimit prane mjeteve elektronike.

Per momentin nuk ka asgje te qarte nese ne te ardhmen do te krijoje nje Shoqate futbolli per te marre pjese ne kampionatet e Liges Amatore, por e rendesishme per momentin eshte rikthimi serish i Fatjon Hasanit ne fushen e stervitjes.

Per me shume ne lidhje me kete projekt te ri dhe synimet e tij per te ardhmen, ju ftojme te ndiqni prononcimin e tij dhene per gazeten “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: