Basania arriti pasditen e djeshme te beje realitet nje tjeter premtim: Te sjelle ne Bushat edhe kupen e ekipit kampion. Kjo u realizua pas fitores 3-0 ne finale ndaj ekipit te Memaliajt ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e Vores.
Ceremonia e dorezimit te medaljeve dhe e kupes sigurisht qe ka dhuruar emocione dhe kjo gje eshte pare tek te gjithe pjestaret e kesaj skuadre. Ne te njejten situate ka qene edhe trajneri Fatjon Hasanaj, i cili pavaresisht eksperiences se tij disavjeçare serish eshte pare tejet i gezuar.
Nderkohe ne nje interviste ekskluzive te dhene per “Shkodra Sport” paraditen e sotme, numri 1 i pankines se Basanias ka bere nje pasqyre te plote te punes se bere nga fillimi i sezonit dhe deri dje. Njekohesisht ai ka folur edhe per te ardhmen, ndonese ka ende disa gjera qe duhen sqaruar.
“Suksesi me Basanian me ka dhuruar shume kenaqesi. Vertete eshte kategori e trete, por ka patur shume lufte sportive dhe shume emocione, por fale punes se bere çdo dite ne stervitje, perkushtimit te te gjitheve dhe mbeshtetjes se presidentit, ia dolem ta kurorezojme me sukses duke u shpallur edhe kampion”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e trajnerit te Basanias Fatjon Hasanaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: