Basania ka marre nje tjeter fitore me vlere ne kampionat duke fituar sot me rezultatin 7-3 ndaj ekipit te Kinostudios dhe vijon rrugetimin e saj drejt ngjitjes ne kategorine e pare. Gara sa vjen dhe veshtiresohet por kjo skuader eshte e pergatitur per ta çuar deri ne fund misionin e nisur.
Pas ndeshjes se sotme, trajneri Fatjon Hasanaj duke folur per gazeten “Shkodra Sport” tha se kjo fitore ishte e pritshme, por e rendesishme ishte qe sulmuesit te rregullonin shenjestren per ndeshjet e ardhshme.
“U priste kjo fitore sepse perballe kishim nje ekip pergjithesisht te lehte qe ndodhej ne vendet e fundit te renditjes. Na duhej kjo fitore per golat por edhe per te shenuar sulmuesit ne menyre qe te pergatitemi per ndeshjet e tjera.
Spikati Pedro i cili punoi mire dhe njekohesisht shenoi edhe tre gola, ashtu siç sherbeu edhe per lojtaret e tjere dhe kjo me ngroh sepse shenoi edhe Mila, por edhe lojtare te tjere. Jane edhe 6 ndeshje te tjera deri ne fund dhe mendoj se do te jete edhe nje gare shume e forte.
Ne jemi te pergatitur per ta çuar deri ne fund arritjen e objektivit tone, ngjitjen nje kategori me lart dhe si rrjedhoje duhet te punojme fort qe te mos gabojme”- eshte shprehur ai./www.shkodrasport.com/