Basania ka bere nje gjysemhapi te gabuar diten e djeshme duke barazuar ne shtepi 1-1 ndaj ekipit te Bulqizes, e kjo ka bere qe te humbase diferencen me ndjekeset e saj, por per fat te mire vazhdon te jete ne krye te renditjes dy jave para fundit te kampionatit.
Trajneri Fatjon Hasanaj pas ndeshjes ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” e ka pranuar se skuadra e tij nuk ka dhene me te miren ne kete ndeshje, por nga ana tjeter sipas tij gjithçka eshte e hapur per arritjen e objektivit.
“Ishim pergatitur per ta fituar kete ndeshje dhe ne fakt rastet ishin te shumta te shperdoruara nga ana jone. U ndeshkuam nga nje pasiguri ne vendosje e lojtareve tane ne hyrje te zones dhe kundershtari na ndeshkoi. Pas ketij momenti, e freskuam skuadren, beme te gjithe nderrimet e mundshme, dominuam ne gjithçka por shperdoruam shume dhe si rrjedhoje nuk morem me shume sesa nje barazim.
Kemi edhe dy ndeshje te tjera dhe duhet te shohim perpara. Na del per detyre te korigjojme shume gjera ne finalizim. Duhej te kishim shfrytezuar me mire edhe goditjet standarte. Edhe pas kesaj ndeshje asgje nuk ka perfunduar sepse gjithçka eshte ne doren tone dhe do te bejme çmos ne dy ndeshjet e mbetura per ta arritur objektivin tone”- eshte shprehur Hasanaj.
Te plote prononcimin e trajnerit te Basanias mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: