Vllaznia rikthehet te luaje ne shtepi neser ndaj Kastriotit ne ndeshje e vlefshme per kampionat, ate ndaj Kastriotit qe do te startoje duke filluar nga ora 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ne prag te kesaj ndeshje, ashtu si zakonisht trajneri Mirel Josa ka dale para gazetareve ne konference per shtyp.

I pyetur ne lidhje me kete perballje qe ne pamje te pare duket e lehte ngaqe luhet me skuadren e vendit te fundit, trajneri kuqeblu eshte shprehur: “E para e punes une nuk mund ta quaj skuader te lehte Kastriotin sepse perveç kampionatit te sivjete, edhe ne kampionatet e tjera ajo ka treguar se ka shpirt gare.

Ka cilesi brenda saj dhe kete e ka treguar ne shume perballje, e tregoi edhe javen e kaluar kur luajti si e barabarte ndaj Tiranes. Ju keni qene ne korent te ngjarjeve qe kane ndidhur me pare ne perballjet e Vllaznise me Kastriotin teksa kjo e fundit ka ardhur ne Shkoder ka treguar karakter dhe ka marre edhe pike.

Prandaj une nuk e konsideroj aspak te lehte kete perballje. Une nuk i konsideroj te fituara ndeshjet para se ajo te filloje. Do ta vleresojme maksimalisht edhe kete takim sepse pritshmerite e tifozeve ndaj nesh jane te medha dhe ato duan fitore ne çdo ndeshje.

Fitore duan edhe lojtaret sepse edhe ata kerkojne te fitojne titullin kampion por ne nuk duhet te nxitohemi sepse me pare duhet te sigurojme Europen. Kjo ngaqe skuadrat qe jane poshte nesh ne renditje, i kane mundesite te na arrijne dhe prandaj duhet te vazhdojme te ecime ne rrugen tone”./SHKODRA-SPORT.COM/