Vllaznia ndonese me veshtire, ka bere detyren sot duke fituar dhe duke u kualifikuar per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise. Ndaj Flamurtari ne “Loro Boriçi” ne fakt nuk e ka patur aspak te lehte, madje i eshte dashur shtesa per te fituar 3-0 dhe per te ecur me tej.
Nderkohe duke folur pas ndeshjes, trajneri Josa eshte shprehur i kenaqur mbi te gjitha me kualifikimin e skuadres, por nga ana tjeter edhe per reagimin e saj pas humbjes se para pak diteve ndaj Partizanit per kampionat.
“Per mua kualifikimi ishte gjeja kryesore pas humbjes qe kishim ne ndeshjen e pare ne Vlore. Por me kete kualifikimi nuk shuhen te gjitha gjerat qe kemi, megjithate jam i kenaqur me impenjimin e lojtareve dhe menyren si luajten ato.
Luajtem ndaj nje skuadre e cila e ka ne karakterin e saj qe nuk dorezohet kollaj, e kete e tregoi edhe ne Vlore por edhe sot ne Shkoder. Megjithate ne duhet te jemi me serioz. Nuk e kam fjalen per sot, por ne teresi.
Kam qene shume i bindur se ndeshja do te shkonte ne shtese sepse nuk kemi super-skuader. Kemi shume probleme me demtimet dhe prandaj duhet te jemi te kenaqur me kete ecuri qe kemi deri tani”- eshte shprehur nder te tjera trajneri i Vllaznise.
Te plote prononcimin e Mirel Josa dhene pas ndeshjes se sotme Vllaznia- Flamurtari 3-0, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: