Vllaznia do te mbylle sot pergatitjet per sfiden e rradhes, ate ndaj Kastriotit qe do te luhet pasditen e neserme ne oren 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Nderkohe ne prag te kesaj ndeshje, trajneri Mirel Josa ka dale ne nje konference per shtyp teksa ka folur per pergatitjet e ekipit te tij, mungesat, apo dhe vleresimin per kundershtarin.
“Nuk eshte problemi se neser duhet kthesa e Vllaznise. Mua me merzisin shume oshilacionet qe ka skuadra, menyra si shfaqen ato. Kastrioti e ka treguar se kush eshte, ka fituar ne Kukes, ka barazuar me Tiranen.
Jane ndeshje ne te cilat ka treguar karakter, ka treguar se ka vlera dhe prandaj ne duhet te rrisim prestigjin tone si skuader ne fushen e lojes.
Neser eshte nje ndeshje ku ne loje jane te tre rezultatet dhe padyshim qe jemi te motivuar per te marre me te miren e mundshme.
Te plote prononcimin e trajnerit Mirel Josa mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: