Vllaznia U21 ne volejboll per meshkuj sezonin e kaluar nuk ia doli dot te shpallej kampion, por sivjet nuk deshiron qe ky shans t’i ike nga dora. Per kete arsye, te gjithe volejbollistet dhe stafi teknik po punojne fort per ta bere realitet kete gje.
Dy dite me pare, ekipi shkodran hodhi hapin e pare drejt kualifikimit per ne finale teksa mundi 3-2 ne gjysmefinale ekipin e Partizanit, ne nje ndeshje qe dhuroi shume emocione ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Trajneri Endri Jukni padyshim qe ka qene i lumtur per kete sukses te pare te ekipit qe drjeton, por nga ana tjeter, ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” u shpreh se tashme duhet mbyllur çeshtja e kualifikimit per ne finale qe ne ndeshjen e dyte ne Tirane.
“Ishte një ndeshje aq sa e vështirë, edhe e bukur. Ishte një ndeshje vendimtare për kampionatin. Ndeshja kishte shumë rivalitet, të dyja ekipet mund ta fitonin lojën. Mendoj se ndeshjen e ardhshme do të bëjmë lojë më të bukur se kjo e sotmja.
Ky është një brez shumë i mirë lojtarësh, disa prej te cileve sterviten edhe me ekipin e pare. Kam besim se do të arrijmë ta sjellim kupën në Shkodër sivjet”- eshte shprehur trajneri Jukni./SHKODRA-SPORT.COM/