Vllaznia ne volejboll per meshkuj e ka nisur me fitore serine e ndeshjeve te Kupes se Shqiperise. Mesditen e sotme ajo ka fituar ndaj Skenderbeut me rezultatin 3-0 ndeshje e pare te ketij kompeticioni.

Megjithate trajneri Artan Kalaja ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes eshte shprehur se ekipi i tij ka ende per t’u permiresuar ngaqe gara po behet çdo dite e me e forte ngaqe te gjithe ekipet rivale po forcohen me lojtare te huaj.

“Ndeshja deri diku pati rivalitet, ndonese ne kishim nje siguri te madhe tek fitorja dhe pikerisht kjo siguri na beri te shkojme ne kete menyre. Por me duhet te them se fusha ku luajtem ne setin e pare dhe te trete, u be pak e rreshqitshme dhe kjo na e veshtiresoi punen.

Kemi filluar ne kete menyre eliminatoret e Kupes se Shqiperise. Ne jemi ne te njejtin grup me Erzenin dhe Elbasanin dhe sigurisht qe do te kerkojme ne keto ndeshje te sigurojme kualifikimin dhe te shkojme ne finalen e Kupes se Shqiperise.

Pergjithesisht jam i kenaqur me lojen e skuadres ne kete ndeshje, megjithate kemi ende per t’u permiresuar dhe kete do ta bejme ne vijim. Kemi pretendimet tona dhe per t’i arritur ato, duhet te rritemi serish. Te mos harrojme se te gjithe ekipet rivale po perforcohen serish me lojtare te huaj dhe kjo do ta beje edhe me te veshtire garen, por ne jemi te pergatitur per kete gje”- eshte shprehur trajneri Kalaja./SHKODRA-SPORT.COM/